Shkup, 30 shtator – Për 4,7 për qind u zvogëlua numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – gusht 2020, në krahasim me periudhën janar – gusht të vitit 2019, ndërsa në gusht të vitit 2020 në krahasim me gushtin e vitit 2019 shënon rënie prej 5,1 për qind.
Siç kumtoi Enti shtetëror për statistikë, numri i punëtorëve në sektorin Xehe dhe nxjerrje e gurit, në gusht të vitit 2020, në krahasim me gushtin e vitit 2019 shënon rënie për 0,8 për qind, në sektorin Industria përpunuese 5,6, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, zvogëlim prej 1,5 për qind.
Sipas grupeve industriale, numri i punëtorëve shënon rënie te Energjia për 1,3 për qind, Prodhimet intermediale, përveç energjisë për 6,2, Prodhimet kapitale për 6,1, Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 6,7 dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 4,6 për qind.