Në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve të lindur para kohe Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri,këtë vit ka regjistruar ulje të vogël të lindjeve të parakohshme të fëmijëve. Sipas të dhënave të tyre për vitin 2017, 167 fëmijë kanë humbur jetën nga gjithsej 781 fëmijë të lindur para kohe. Ndërsa në vitin 2018,nga gjithsej 595 fëmijë të lindur para kohe 96 prej tyre kanë humbur jetën. Po ashtu në Klinikën për fëmijë në vitin 2017,janë regjistruar 87 foshnje të lindur para kohe. Nga Klinika për fëmijë njoftojnë se foshnja me kilogram më të vogël ka lindur para 2 vjete dhe ka peshuar 480 gram.