Ulet numri i lejeve të lëshuara për ndërtim në qershor

Shkup, 15 gusht – Ulet numri i lejeve të lëshuara për ndërtim në qershor në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se në qershor janë lëshuar 205 leje për ndërtim që është për 10,9 për qind më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Vlera e paraparë e objekteve arrin 2.945.737 mijë denarë që është për 22,6 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm të lejeve të lëshuara 117 janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 45 për objekte të ndërtimit të ulët dhe 43 për objekte për rikonstruim.

Te 115 objekte si investues paraqiten persona fizikë, ndërsa te 90 objekte, investues janë subjekte afariste.

Është paraparë ndërtimi i 554 banesave me sipërfaqe të dobishme të përgjithshme prej 41.505 m2.