Pothuajse dyfish është më i ulët niveli i ujit të lumit Vardar afër Jegunocit, ndërsa në tre vendet e tjera matëse është në suaza të mesatares së djeshme, tregojnë matjet e fundit të kryera nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Te lumenjtë e tjerë në vend nivelet janë në suaza të matjeve të djeshme dhe janë më të ulëta nga të zakonshmet për këtë muaj me përjashtim të lumit Vardar në Shkup ku niveli i ujit është dyfish më i lartë nga mesatarja.
Ulje të nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme për një centimetër kanë Liqeni i Prespës dhe i Ohrit, te të cilat niveli i ujit është më i ulët nga mesatarja disavjeçare për në nëntor, derisa niveli i Liqenit të Dojranit është i njëjtë si dje dhe më i lartë nga mesatarja.