Ulet niveli i ujit të lumenjve

Nivelet e ujit të të gjithë lumenjve në Maqedoni janë më të larta nga mesatarja për në dhjetor, por janë në rënie në krahasim me ditën e djeshme me përjashtim të Vardarit tek Demir Kapia ku niveli është pothuajse i njëjtë si edhe ditën paraprake. Sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), tek niveli i liqeneve natyrore ka rritje të vogël në krahasim me mesataren për në dhjetor. Liqeni i Dojranit është 74 centimetra më lartë nga “0” kota, i Ohrit për 15, ndërsa i Prespës është për 4,17 metra më ulët nga minimumi i lejuar.