Shkup, 23 maj – Niveli i ujit gati në të gjitha lumenjtë në vend është më i vogël nga mesatarja për majin dhe shënon ulje të vogël në krahasim me dje, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Përjashtim bëjnë Cërna Reka në vendin e matjes në Novaci ku niveli është më i lartë nga mesatarja dhe Drini i Zi te Llozhani ku niveli është më i ulët nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj, por ka rritje të vogël në krahasim me të djeshmin.
Nivelet e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës janë më të ulëta nga mesataret dhe janë të njëjta si dje, përderisa Liqeni i Dojranit ka nivel më të lartë nga mesatarja, por është ulur për një centimetër në krahasim me dje.