Ulet dënimi për Sead Koçanin në rastin “Trust”

Gjykata e Apelit pjesërisht ka pranuar vendimin e shkallës së parë për rastin “Trust” dhe të akuzuarit Sead Koçan ia ka ulur dënimin nga gjashtë vite, në katër vite e tetë muaj burg. Kurse të akuzuarit Vasilije Aviroviq i ka shqiptuar masë alternative, gjegjësisht dënim me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.

Në lidhje me vendimet tjera të shkallës së parë për lëndën “Trust” Gjykata e Apelit i ka konfirmuar.

Ata thonë se vendimi do të publikohet i plotë në web-faqen e Gjykatës, në afat të paraparë me ligj.

Ndryshe, Koçan dhe Aviroviq në korrik të vitit të kaluar u shpallën fajtorë në procesin gjyqësor me emrin “Trust” për keqpërdorim të shpalljeve publike.

Sipas aktakuzës së PSP-së, ata me dokumente të rrejshme kanë fituar tender nga ELEM-i në vlerë prej 17.3 milionë eurove.