Nëse para një viti Prokuroria Speciale Publike ishte njëri ndër institucionet që gëzonte besimin më të lartë te qytetarët, me veprimet e fundi të saj dhe me zhvatjen e proceseve gjyqësore kjo prokurori ka filluar ta humb besimin edhe tek funksionarët e pushtetit aktual. Gjatë takimit me gazetar ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, tha se edhe besimi i tij ndaj PSP ka pësuar rënie. Përderisa mediat kërkuan nga Spasovski të komentoi sa vallë ende ka besimit në punën e PSP e cila ka pësuar rënie edhe te qytetarët e rëndomtë, ai tha se besimi i tij është zvogëluar, në krahasim me pritjet që i ka pasur gjatë kohës kur është angazhuar për formimin e kësaj prokurorie. Megjithatë, kryeshefi i policisë së shtetit, Oliver Spasovski nuk theksoi ndonjë arsye për uljen e besimi ndaj prokurorisë së Katica Janevës, por vetëm shkurt tha se kjo lidhet edhe me arratisjen e Nikolla Gruevskit. Mes tjerash në takimin e fundit për vitin 2018 me gazetarët, Spasovski paralajmëroi procesin e vetingut që do ti përfshi të gjithë të punësuarit në institucionin që ai e drejton, duke filluar nga pastrueset e deri te ministri.