Kostoja e shërbimeve taksi për start do të ulet nga 60 në 50 denarë, si shenjë kontributi nga vetë kompanitë për krizën shëndetësore që po ballafaqohemi. Shërbimet e taksive në raste të nevojave urgjente të qytetarëve do të jenë në dispozicion edhe gjatë orës policore
Hekuran Jashari
Kumanovë, 30 mars – Shtabi komunal për krizë dhe shpëtim sot ka kërkuar hapjen punkteve të reja për testim nga koronavirusi në Kumanovë, me qëllim përfshirje e një numri më të madhe të qytetarëve. Në të njëjtën kohë Instituti i Shëndetit Publik pret informacione për të gjitha testimet e bërë në territorin e komunës së Kumanovës, duke kërkuar që të gjithë mjekët amë, dhe qendrat shëndetësore në territorin e komunës së Kumanovës, ti respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me luftën për mospërhapjen e virusit korona. Kërkohet edhe nga MSH që të kryejë kontrolle të mjekëve amë për shkak të numrit të madh të ankesave nga ana pacientëve për pasivitet nga disa mjekë amë dhe ambulanca, shkruan gazeta KOHA.
Shtabi komunal për kriza dhe shpëtim edhe sot ka kërkuar që ta vënë në karantinë të plotë qytetin e Kumanovës. Në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, sot ka mbajtur një mbledhje me përfaqësues të kompanive të taksive të licencuar të qytetit, me ç’rast është definuar mënyra e realizimit të shërbimeve gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme si dhe mënyrën e transportit urgjent gjatë kohës së orës policore.
Në mbledhje gjithashtu ata ranë dakord që kostoja e shërbimeve taksi për start të ulet nga 60 në 50 denarë, si shenjë kontributi nga vetë kompanitë për krizën shëndetësore që po ballafaqohemi. Shërbimet e taksive në raste të nevojave urgjente të qytetarëve do të jenë në dispozicion edhe gjatë orës policore, vetëm se për këtë gjë nevojitet njoftimi paraprak i vetë qytetarëve në Drejtorinë e Punëve të Brendshme – Kumanovë, në numrin 192 ku qytetari duhet ta shpjegojë rastin e urgjencës. Gjithashtu përfaqësuesit e kompanive të taksive u dakorduan të respektohen rekomandimet dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, për kufizimet për transport, si dhe mbajtjen e një distancë minimale në makinë me pasagjerët. Kompanitë janë të detyruara të dezinfektojnë automjetet e tyre pas kryerjes të çdo transporti. Për këtë qëllim, stafi komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim kompanive të Taksive të qytetit iu ka dhuruar fonde për dezinfektimin e automjeteve dhe maska mbrojtëse, thonë nga Komuna e Kumanovës. Ndërkohë, raportohet se në 24 orët e fundit nuk ka të infektuar në qytetin e Kumanovës. (koha.mk)