Shkup, 28 dhjetor – Çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nëntor të këtij viti janë më të ulëta për 0,7 për qind në nivel mujor dhe për 0,8 për qind në nivel vjetor. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e shitjes në nëntor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, janë më të ulëta në grupet Prodhime intermediare, përveç energjisë për 1,9 për qind, Energji për 0,6 dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,1 për qind. Në raport me nëntorin e kaluar, çmimet e shitjes janë më të ulëta në grupet Prodhime intermediare, përveç energjisë për 5,1 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,5 për qind.