Çmimet e benzinës dhe naftës prej sonte pas mesnatës dukshëm do të ulen. Kështu ka vendosur Komisioni rregullator për energjetikë. Sipas çmimeve të reja, benzina do të ulet për 4 ndërsa nafta për 3,5 denarë.
Sipas vendimit, prej mesnatës, EUROSUPER BS 95 do të jetë 63 denarë, EUROSUPER BS 98 për 65 denarë, ndërsa Dizeli do të jetë 61 denarë