Shkup, 29 nëntor – Me rastin e festës së Flamurit, nën patronazhin e Federatës së Karatesë të Kosovës, në Prishtinë është mbajtur edicioni i XVIII-të i Kampionatit Mbarëkombëtar në Karate.
Në këtë Kampionat morën pjesë sportistë nga mbarë trojet shqiptare, siç janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, derisa shqiptarët e Maqedonisë u përfaqësuan nga Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedoni. Ata në këtë eveniment bënë një paraqitje të shkëlqyer duke u stolisur me 11 medalje, nga të cilat 6 të argjendta dhe 5 të bronzta.
Ndryshe, me medalje të argjendtë u stolisën Flamur Mustafi (kata-senior), Blerta Beqiri (seniore -68 kg), Omer Musliu (kadet -63 kg), Loriana Ramo (kadete -48 kg), Nijazi Hamidi (junior -55kg) dhe Ilira Xheladini (juniore -48 kg), ndërsa me medalje të bronztë u stolisën Shuajb Ramadani (kadet -52 kg), Adis Neziri (kadet -70 kg), Rudina Capo (juniore -53kg), Medin Dema (kadet – kata) dhe Muhamed Dovolani (junior -76 kg).
Ndërkohë, në këtë Kampionat drejtësinë ndanë edhe Gjyqtarët në kuadër të UKSHM, Nuredin Misini (gjyqtar botëror), Samir Saliu dhe Argjend Musliu. Kurse, trajnerët të cilët udhëhoqën sportistët tanë ishin Irfan Aliu (K.K “Kushtrimi“), Seful Osmani (K.K “Rinia“), Shaban Murtishi (K.K “Drini“) sportistë në kuadër të UKSHM ishin edhe nga K.K “Uraniku“ dhe K.K “Bashkimi 2002“.
Në fund, kryetari i UKSHM-së Alim Hajredini, kërkoi që edicioni i ardhshëm i këtij manifestimi t’u besohet shqiptarëve të Maqedonisë.
Ndërkohë, në këtë eveniment ka marr pjesë edhe KK“Fati” nga Tetova. Ata në këtë manifestim morrin pjesë me katër garues, Driton Halimi (vendi i parë, kadet -52 kg), Bukurije Selimi (vendi i dytë, kadete -47 kg), Ardijan Mamuti (vendi i tretë junior -68 kg) dhe Sherif Gafuri (vendi i tretë, kadet -52 kg ). “Jam i kënaqur me të gjithë pjesëmarrësit e klubit, jo për shkak të rezultatit por për kualitetin që treguan, i njëjti ishte i nivelit të lartë”, deklaroi Doan Osani, trajneri i KK “Fati” në këtë garë. Ndërkohë, refer në këtë garë nga KK “Fati” ka qenë Bashkim Leka, i cili me sukses ka ndarë drejtësinë.