Ukrainasit më gjatë qëndrojnë në BE legalisht
Bruksel, 25 tetor 2018 – Gjatë vitit 2017 në vendet e Bashkimit Evropian janë miratuar 3,1 milionë leje qëndrimi për qytetarët e vendeve të treta, publikoi sot Eurostat. Kjo paraqet rritje prej katër për qind në krahasim me vitin 2016.
Arsyeja e parë për marrjen e lejes legale të qëndrimit në BE është puna, ndërsa shkallë më të lartë të miratimit kanë qytetarët ukrainas, pas tyre menjëherë janë sirianët, qëndron në raport.
Përveç punës, baza për marrjen e lejes së qëndrimit janë studimet, arsyet familjare dhe statusi i refugjatëve.
Ukrainasit më së shumti leje qëndrimin kanë marrë në Poloni (88 për qind) në bazë të marrëveshjeve të punës. Një numër i madh i vendeve tjera lindore gjithashtu u kanë ndarë leje qëndrim këtyre qytetarëve, si Estonia, Lituani apo Sllovakia.
Menjëherë pas ukrainaseve vijojnë sirianët prej të cilëve 71 për qind kanë marrë qëndrim legal në vendet e BE-së në bazë të statusit të refugjatëve apo azilit, më shpesh në Gjermani, Luksemburg, Belgjikë, Holandë, Austri dhe vendet tjera perëndimore.
Në vendin e tretë janë kinezët të cilët më shpesh vendosen në vendet e BE-së për shkak studimeve, Pas tyre vijojnë India dhe SHBA-ja, Marokenët, brazilianët dhe turqit janë në top dhjetë kombet me qëndrim legal të miratuar për shkaqe familjare, ndërsa afganët dhe irakianët në bazë të statusit të refugjatëve.
Sa i përket rajonit të Ballkanit, në Greqi dhe Itali, shqiptarët kanë shkallë më të lartë të qëndrimit të miratuar. Turqit kanë mundësi më të mëdha në Bullgari, ndërsa boshnjakët janë të parët në listë në Kroaci. Serbët, megjithatë, janë kombi i parë me leje qëndrimi në Maltë në vitin 2017.
Polonia është vendi në të cilin më së shumti është marrë leje qëndrimi në bazë të punës. Mbretërinë e Bashkuar për shkak studimeve, Gjermani, Spanjë dhe Itali për arsye familjare. Gjermania kryeson edhe sipas numrit të qëndrimit të miratuar në bazë të kërkesës për azil.