Kiev, 29 nëntor – Presidenti ukrainas Petro Poroshenko sot deklaroi se Qeveria do të vendos sanksione për qytetarët rusë si përgjigje e konfiskimit të tre anijeve ukrainase dhe arrestimin e ekuipazheve të tyre.
Poroshenko në Tuiter ka shkruar se vendosja e gjendjes së luftës prej 30 ditëve në disa pjesë të Ukrainës nuk do t’i kufizojë udhëtimet ose tërheqjen e parave të ukrainasve, por ndaj qytetarëve rusë do të ketë disa kufizime.
“Do të ketë kufizime ndaj qytetarëve rusë, të cilët besoj se do të arsyetohen tërësisht”, theksoi Poroshenko pa saktësuar se cila do të jenë masat.
Autoritetet ukrainase tani më refuzuan numër të madh të qytetarëve rusë për të hyrë në territorin ukrainas.
Shërbimi kufitar ukrainas sot kumtoi se në Krime do të mund të udhëtojnë vetëm qytetarët ukrainas, pasi u vendos gjendje lufte e cila do të zgjatë deri më 26 dhjetor.
“Lidhur me vendosjen e gjendjes së luftës, kufirin administrativ me Krimenë paraprakisht të okupuar mund ta kalojë vetëm me dokumente ukrainase”, deklaroi zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas.
Poroshenko paraprakisht e akuzoi presidentin rus Vlladimir Putin se dëshiron të kryejë aneksion në tërë Ukrainën dhe i bëri thirrje NATO-s të sistemojë anije ushtarake në Detin Azov.