Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Ukrainë, gjatë mbrëmjes së kaluar ka vendosur gjendje lufte në territorin e saj për 60 ditë.
Ky vendim vjen pasi forcat detare ruse sulmuan disa anije ukrainase, duke lënë kështu disa marinës të kësaj të fundit të lënduar, përcjell gazetametro.net.
Siç njoftojnë mediat ruse, ky vendim së shpejti pritet të konfirmohet edhe nga gjykata supreme e Ukraines.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë më parë se në rast të gjendjes së luftës në vend, Kievi nuk do të sulmojë.
Tutje, Poroshenko ka shtuar se një gjë e tillë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e Ukrainës me partnerët ndërkombëtarë.
Ndryshe, Rusia dhe Ukraina më herët kishin akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të së drejtës ndërkombëtare pasi rojet kufitare ruse u përpoqën pa sukses të ndalonin anijet e Marinës së Ukrainës që lundronin rreth Krimesë në rrugën e tyre në portin ukrainas të Mariupol, që është në Detin Azov