Bruksel, 9 janar 2019 (MIA) – Shefi i misionit ukrainas pranë NATO-s në Bruksel, Vadim Pristajko për mediet ukrainase deklaroi se Ukraina i ka të gjitha shanset që të përfshihet drejtë Aleancës pasi anëtare e saj të bëhet Maqedonia.
“Siç e dini, përveç Maqedonisë, tre vende të tjera, mes të cilave Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Ukraina, por përgatiten për anëtarësim në Aleancë”, deklaroi Pristajko.
Ai e pranon se janë të vogla shanset që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s para Maqedonisë.
“Ukraina nuk do të ketë kohë që të bëhet anëtare e 30-të, por nëse punojmë, lehtë mund të bëhemi anëtare e 31-të ose 32-të”, shtoi Pristajko.
Mediet ukrainase theksojnë se NATO pret që Maqedonia t’i bashkëngjitet Aleancës në pranverë të vitit 2020 pasi që Marrëveshja e Prespës do të miratohet në Shkup dhe Athinë dhe pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim nga ana e vendeve tjera anëtare të Paktit.