Berlin, 16 prill 2021 (MIA) – Ukraina ka paralajmëruar se po konsideron blerjen e armëve bërthamore për të forcuar pozicionin e saj ushtarak në konfrontimin me Rusinë nëse NATO nuk e pranon kërkesën e saj për anëtarësim në Aleancën perëndimore, njoftoi DPA.
“Ose jemi pjesë e aleancës si NATO dhe gjithashtu japim kontributin tonë në përforcimin e kësaj Evrope, ose kemi vetëm një mundësi; të armatosemi”, tha ambasadori ukrainas në Gjermani, Andri Melnik
Duke folur për radion nacionale publike DojçeFunk, Melnik e theksoi mundësinë që ish republika Sovjetike të përpiqej të siguronte armë bërthamore dhe mjete për këtë qëllim, nga të cilat hoqi dorë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
“Si ndryshe mund të garantojmë mbrojtjen tonë? – pyeti Melniku.
Ukraina dikur kishte arsenalin e tretë më të madh bërthamor në botë, por u çarmatos në vitin 1994 pasi mori garanci sigurie nga SHBA-ja, Rusia dhe Britania.
Ukraina është përpjekur për vite me radhë të fillojë bisedimet e pranimit në NATO, por deri më tani është refuzuar. Kjo çështje u bë urgjente pasi Rusia kohët e fundit filloi të dërgojë ushtarë përgjatë kufirit me Ukrainën. mb/