Kiev, 14 qershor – Ukraina e ka marrë vetëm dhjetë për qind të armatimit që e kanë kërkuar nga vendet perëndimore, deklaroi sot zëvendësministrja e Mbrojtjes, Ana Malijar, gjatë teletonit të organizuar nga servisi publik ukrainas. “Kapacitetet e Rusisë në raport me personelin dhe armët janë shumë më të mëdha se tona. Sado që japim mund, sado profesionale të jetë armata jonë, pa ndihmën e partnerëve tanë nuk do të mund të fitojmë në këtë luftë”, deklaroi Maliar, transmeton TASS. Ajo paralajmëroi se në këtë moment armata ukrainase nuk ka mjaftueshëm armë dhe pajisje ushtarake që në mënyrë të barabartë ta kundërshtojë ushtrinë ruse.nSi shembull, ajo potencoi se armata ukrainase mund të përdorë midis 5.000 dhe 6.000 granata artilerike në ditë, derisa armata ruse gjuan dhjetëfish më shumë.