Kryeministri i Ukrainës, Volodimir Grojsman sot deklaroi se Kievi vendosi sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë.
Ësht paraparë ndalesë për dërgesë të artikujve të caktuar dhe vendosje të doganave të veçanta.
Zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës. Stjepan Kubi theksoi se ndalesa ka të bëjë për disa lloje të “prodhimeve industriale, prodhimeve bujqësore, mjeteve transportuese dhe të tjera”.
Ai, gjithashtu, tha se doganat shtesë për mallrat ruse do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.(koha.mk)