Kiev, 2 prill – Ukraina sot i bëri thirrje Rusisë t’i përmbushë detyrimet e sigurisë në pajtim me Marrëveshjen e Minskut dhe të sigurojë armëpushim të qëndrueshëm në Donbas.
Kievi vlerësoi se ky është kusht i domosdoshëm për përparim në fushat e tjera nga procesi paqësor, si dhe element i rëndësishëm të përpjekjeve globale për shkatërrimin e përhapjes së Kovid-19, e transmeton Tanjugu kumtesën e Ambasadës ukrainase në Beograd.
“I bëjmë thirrje Federatës Ruse plotësisht ta sigurojë të drejtën e jetës dhe qasjes deri te kujdesi mjekësor për ukrainasit e burgosur në mënyrë të paligjshme, të sigurojë qasje të papenguar dhe të sigurt të popullatës deri te përfaqësuesit e misioneve vëzhguese dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si dhe mjekët ukrainas në territoret të okupuara përkohësisht me qëllim të zbatimit të kontrolleve dhe trajtimeve të kualifikuara mjekësore”, theksohet në kumtesën e Ambasadës ukrainase.