Vjenë 8 mars – Autoritetet ukrainase i kanë ndaluar një gazetari të Televizionit austriak shtetëror ORF, Kristijan Vershic, hyrjen në Ukrainë. Për shefen e diplomacisë austriake Karin Knajsel ky është “akt i papranueshëm i censurës” dhe ka kërkuar nga autoritetet ukrainase heqjen e ndalesës. Sipas Shërbimit të zbulimit ukrainas (SBU) Vershic ilegalisht e ka kaluar kufirin me Ukrainën, derisa autoritetet e Kievit e akuzojnë për fushatë anti-ukrainase.
Edhe drejtori i përgjithshëm i ORF-së, Aleksandër Vrabec ka protestuar për shkak të vendimit të autoriteteve të Ukrainës. “Ndalesa për hyrje në vend në bazë të akuzave absurde kundër Vershicit paraqet pengim të papranueshëm të punës së gazetarit”, ka thënë Vrabec.