Ukraina e Rumania kryejnë manovra të përbashkëta detare në Detin e Zi

19

Ukraina e Romania kanë nisur manovrat e përbashkëta PASSEX në Detin e Zi në kuadër të programit të plotësimit të standardeve të NATOs.

Luftanija patrulluese ukrainase Starobelsk dhe korveta rumune Contraamiral Horia Macellariu morën pjesë në manovra, njoftonte marina ukrainase, duke shtuar se dy luftanijet kryen një seri manovrash detare në përmirësimin e aftësive të ekuipazheve gjatë operacioneve detare me grupe luftanijesh.

Komandanti i Starobelsk, Pavlo Gladchenko, tha se marinarët e dy vendeve praktikuan manovrime taktike dhe komunikim koordinimi sipas standardeve të NATOs.

Aviacioni i Ukrainës gjithashtu simuloi sulme ndaj anijeve, për të cilat detarët ukrainas e rumunë punuan për përballjen dhe sprapsjen.

Comments are closed.