Kiev, 4 tetor – Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme e shpalli konsullin hungarez në qytetin Beregovo për “person non grata” dhe i dha afat prej 72 orëve ta braktis vendin. “Shpresojmë se pala hungareze në të ardhmen do të përmbahet nga hapat armiqësor ndaj Ukrainës dhe përfaqësuesit e saj zyrtar nuk do t’i shkelin ligjet ukrainase”, theksohet në kumtesën e Ministrisë. Ukraina është e pakënaqur sepse Hungaria u jep pasaporta të saj pjesëtarëve të bashkësisë hungareze në këtë vend.