Kiev, 18 korrik – Ukraina dhe Rusia dakorduan këmbim të të burgosurve në të cilin presin se do të këmbehen gjithsej 277 persona të robëruar për përleshjen në lindje të Ukrainës, deklaroi sot përfaqësuesi ukrainas Roman Bezsmertni.
Ai tha se Kievi pret t’i këmbejë 208 shtetas rusë të cilët e vuajnë dënimin me burg në Ukrainë për 69 ukrainas në burgjet ruse, transmetuan mediat britanike.
“Më e rëndësishme është të arrihet marrëveshje për fillimin e procedurës për këmbimin e të burgosurve ushtarakë, të mbajtur në mënyrë ilegale dhe persona të dënuar në korrelacion 208 për 69”, tha Bezmertni.
Bezsmertni nuk tha se kur do të zbatohet ky këmbim i dakorduar, por theksoi se procedurat e dakorduara mund të fillojnë për disa muaj.