Shkup, 21 janar – Gjithnjë e më të shpeshta janë paralajmërimet për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi. Ekspertët propozojnë zbatim të masave adaptuese, ndërsa njëra ndër to është shfrytëzimi racional i ujit për ujitje.
Për prodhimin bujqësor të Maqedonisë ujitja është kryesore. Misri pa ujitje është i padobishëm dhe jep nën dy tonë për hektarë rendiment, derisa me ujitjen rendimenti rritet për 400 deri 500 për qind.
Pa ujitje nuk mund të mendohen edhe kopshtaria dhe pemëtaria.
Drithërat vjeshtore, ndërkaq, të cilat janë kultura jotipike për ujitje, me derdhjen intervente në prill dhe maj japin dyfish rendiment të rritur.
Në zonat e thata rekomandohet kultivimin e kulturave të cilat kanë nevojë më të vogla nga uji, ndërsa në rajonet shumë të thata të blegtorisë ekstensive, në vend të kulturave që nuk janë fitimprurëse.