Shkup, 26 tetor – Uji i pijshëm në Qytetin e Shkupit është në gjendje të rregullt dhe i sigurt për t’u pirë, tregojnë analizat më të reja të bëra nga ana e Sektorit për kontroll sanitar në ndërmarrjen “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Nga atje informojnë se në periudhën prej 19 deri 22 tetor janë hulumtuar 150 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 150 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit nga 42 vende matëse në Shkup.
“Në pajtim me rezultatet e fituara nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta zyrtare e RM, nr. 183/18)”, informoi “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.