Uji në Shkup cilësor dhe i sigurt për pirje

23

Shkup, 22 shtator – Ujë në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pirje, tregojnë analizat e fundit të Sektorit për kontroll sanitar.

Siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, analizat janë bërë nga 14.09.2020 deri më 18.09.2020. Janë marrë 192 mostra për analiza fizike-kimike dhe 192 mostra për analizë mikrobiologjike nga 48 vende matëse në Qytetin e Shkupit.

“Në pajtim me rezultatet e marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen në Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pirje”, thekson NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Comments are closed.