Shkup, 28 janar – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësia e tij përgjigjet me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi, informojnë nga ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim”.
Nga atje komunikojnë se në periudhën nga 20 deri më 24 janar janë marrë 189 kampione për analizë fiziko-kimike dhe 189 kampione për analizë mikrobiologjike nga 45 vende matëse në Shkup dhe se të gjitha kampionet janë të rregullta.
“Konform rezultateve të marra nga egzaminimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, thonë nga “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit publikohet me qëllim të informimit më të madh të qytetarëve.