Ujësjellësit e fshatrave nga rajoni i Kërçovës të ndotur me bakterie

Kërçovë, 4 maj – Pas analizave të bëra nga ana e Qendrës për shëndet publik, higjienë dhe ekologji shëndetësore – Kërçovë është konstatuar se uji për pirje nga objektet e fshatrave për furnizim me ujë nuk i përjgigjet Rregullores për siguri të ujit lidhuir me parametrat e hulumtuar, njoftoi Qendra për menaxhim me kriza.

Janë hulumtuar ekzemplarë të ujit nga ujësjellësit e fshatrave në Shutovë, Strellc, Premkë,Serbicë, Tuin,Jagoll, Jagoll Dolenci, popovjani, osllome, knezhinë, Knezhinë – Manastiri “Shën Gjorgi”.

Nga Qendra për shëndet publik Kërçovë paralajmërojnë se uji nuk guxon të shfrytëzohet për pirje deri në marrjen e ekzemplarit të rregullt. Nevojitet vendosja e dezinfektimit permanent të ujit apo mundësisht dezifentimi i përkohshëm. Deri atëherë uji para shfrytëzimit duhet të vlohet, ceket në kumtesën e QMK.