Shkup, 26 dhjetor – Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup, informon se për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë banorët e rrugës Amina Tre të Debar Maalos që nga ora 9 deri në sanimin e defektit. Për informata plotësuese qytetarët mund të paraqiten dhe informohen në telefonin kujdestar 023073010.