Shkup, 29 shtator – Rrjeti i vjetër i ujësjellësit për rajonin qytetin e Shkupit, paraqet arsyen kryesore sepse tretet 50 për qind e ujit për pije. Rreth 15 për qind nga humbjet e zakonshme, Ndërmarrja Publike e “Ujësjellësi dhe Kanalizimit”, i ka konstatuar se i humb si pasojë e ujitjes së hapësirave dhe çezmave publike. Ndërkaq, pjesa e mbetur humbet si rezultat i defekteve të mëdha në infrastrukturën nëntokësore, e cila nuk shihet me sy të qartë, shkruan gazeta KOHA.
Për riparimin e këtyre defekteve dhe humbjet e mëtutjeshme të ujit, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, e ka angazhuar kompaninë izraelite “Jutilitis”, e cila përmes satelitëve të saj, mund të xhiron dhe zbulon pjesën e defektit nëntokësor.
Kompania, siç njoftojnë ndërmarrja e ujësjellësit të Shkupit, ndërhyrjen e saj do ta realizoj në dy faza. Gjatë javëve të kaluara është realizuar faza e parë, ku janë konstatuar 237 defekte, përderisa faza e dytë prite të përfundoi në muajt që vijon.
Për xhirimet satelitore NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, do ti harxhon 6 milion denarë apo diçka më pak se 100 mijë euro.
“Qëllimi i vetëm kompanisë është zbulimi i harxhimeve të ujit. Atë e bëjmë përmes satelitëve që gjenden në hapësirë pa qenë prezent në vend ngjarje. Përparësia në këtë rast është se në shfrytëzojmë teknologji e cila mundëson xhirimin përtej tokës. Kësisoj pasi përmes satelitit do të identifikojmë vendin se nga rrjedh uji, ne e udhëzojmë kompaninë të shkojë dhe ta riparojë defektin. Në këtë mënyrë mënjanohen harxhimet e panevojshme të duhur pajisjet e ndryshme, për shkak se detyra jonë është dhënia e xhirimeve konkrete se ku gjendet defektet”, theksoi Loren Gaj, themelues dhe drejtor teknik i kompanisë izraelite.
Mes tjerash, ai ka thënë se me pajisjet me të cilët ata disponojnë deri më tani kanë punuar në 27 shtet, me çka janë xhiruar 200 mijë kilometra gypa dhe rrjete të ujësjellësit. (Q.A)