Mela i cili është një epidemiolog i njohur thekson se edhe pse institucionet kompetente informohen në kontinuitet për situatën jo të mirë të ujësjellësve të fshatrave, popullata vazhdon të përdor ujë të pakloruar
Vjollca SADIKU
Dibër, 12 maj – Problemi me mirëmbajtjen dhe klorimin të ujësjellësve në fshatrat të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë vazhdon të jetë prezent më se tre dekada. Në institucionin që mbulon aktivitetet në lidhje me analizat e ujërave, në këto dy komuna, Enti për Shëndet publik në Ohër, njësia në Dibër thonë se vazhdon të jetë prezent problemi me mos klorikmin e ujit në 17 fshatra të të dy komunave.
Në bisedën që realizuam me udhëheqësin të Njësisë për Shëndet Publik në Dibër, mjekun specialist Mentor Mela u informuam se analizat të ujërave të pjesës më të madhe të ujësjellësve të fshatrave vazhdojnë të tregojnë se uji në 17 fshatrat ka probleme me kualitetin meqë ujësjellësit nuk klorohen. Sipas Melës problemi është akut por assesi të tejkalohet. Në fshatrat më të mëdha në komunën e Dibrës siç janë Mogorça, Kosovrasti i Poshtëm, Kosovrasti i Epërm, Xhepishta dhe Otishani, uji nuk klororhet. Ky është një problem i madh meqë ka edhe shumë banorë në këta vendbanime rurale. Situata në Komunën Qendër Zhupë poashtu është problematike. “Në fshatrat të cilët shfrytëzojnë ujë nga ujësjellësi Rosok dhe Lluçisht uji klorohet, që do të thotë fshatrat Papraniku i Madh, Papraniku i Vogël, Qendër Zhupa, Ballanca dhe Gorenca uji është i kloruar. Por tërësisht ujë të pa kloruar përdorin fshatrat tjera të kësaj komune. Fshatrat Zhitinen, Novak, Koxhaxhik, Pralenik, Dollgash, Breshtan etj, vazhdojnë të përdorin ujë nga ujësjellësit e fshatrave të cilët nuk klorohen”, thotë Mentor Mela.
Mela i cili është një epidemiolog i njohur thekson se edhe pse institucionet kompetente informohen në kontinuitet për situatën jo të mirë të ujësjellësve të fshatrave, popullata vazhdon të përdor ujë të pakloruar. Ai poashtu potencon se nuk është ndërmarr asnjë aktivitet nga institucionet lokale që ky problem të tejkalohet. Pas ndryshimit të kompetencave të kufizuara të bashkësive vendore me çka u ndërprenë mjetet për bashkësitë lokale, në bashkësitë lokale thonë se nuk kanë mjete për klorim por edhe mirëmbajtjen e ujësjellësit në fshatra. Qëndron fakti se gjatë sezoneve verore pikërisht për shkak të mos klorimit të ujit në disa fshatra paraqiten probleme edhe me shëndetin sidomos të fëmijëve. Në ato sezone paraqiten sëmundjet infektive thonë kompetentët
Në bisedën që patëm me përfaqësuesit e bashkësive vendore të disa fshatrave u informuam se bashkësitë vendore nuk kanë mundësi të bëjnë klorim të ujësjellësve të fshatrave. Poashtu problem paraqitet edhe mirëmbajtja e ujësjellësve në fshatra. Në një pjesë të madhe të tyre ujësjellësit janë të rrënuara dhe të pa mbrojtura nga ndikimet e ndryshme të cilat shkaktojnë shpesh herë edhe ndotje. Për këta situata ata thonë se e informojnë pushtetet vendore si në Dibër ashtu edhe në Qendër Zhupë. Problemi në fjalë është debatuar edhe në nivel të këshillave të komunave. (koha.mk)