Lagjja e Vitit të Ri Uinterlend në sheshin “Maqedonia” me shtëpiza të zbukuruara, borë artificiale, kate për lojëra dhe të qeshura dhe program i përditshëm që do të jetë interesant për qytetarët, është vetëm një pjesë e programit para Vitit të Ri që e përgatit Qyteti i Shkupit në vigjilje të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.
“Gjatë dhjetorit, në sheshin “Maqedonia” për herë të parë do të shndrit lagjja e Vitit të Ri, diçka që në Shkup asnjëherë nuk ka ndodhur. Plani ynë është lagjja me emrin Uinterlend (vendi dimëror) për qytetarët të hapet më 7 dhjetor. Në të do të ketë shtëpiza të zbukuruara në ambient të Vitit të Ri dhe skenë e vogël në të cilën çdo ditë do të organizohet ngjarje që do ta tërheqin interesimin e të gjithë qytetarëve pa dallim të moshës. Do të ketë edhe top për krijimin e borës artificiale, me çka do të plotësohet fotografia dimërore. Në lagje do të ketë edhe kate për lojëra të fëmijëve, si dhe përmbajtje të ndryshme nga karakteri i Vitit të Ri”, tha kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në konferencën e sotme për shtyp.
Paralajmëroi se në mes të Uinterlend do të vendoset një bredh i madh i Vitit të Ri, ndërsa hapësira rreth bredhit do të organizohet si pjesë për ushqim dhe pije, ku qytetarët do të mund të ulen dhe të kënaqen në ofertën e shtëpizave të rrethinës.
Kryetari i qytetit të Shkupit, tha se zbukurimi i rrugëve dhe bulevardeve të qytetit do të fillojë nga java e ardhshme.
“Pres në Shkup të krijohet atmosferë e vërtetë para Vitit të Ri. Përfundimisht është koha që shkupjanëve t’u ofrojmë festim evropian të Vitit të Ri, diçka që deri tani në qytet nuk ka ndodhur”, shtoi Shilegov dhe i ftoi qytetarët ta vizitojnë lagjen e Vitit të Ri dhe, siç tha, me më të afërmit e tyre të kënaqen në ambientin festiv.
Programi i kompletuar për festën e Vitit të Ri, i cili do të fillojë më 15 dhjetor, si dhe për festimin e natës së Vitit të Ri më 31 dhjetor, Qyteti i Shkupit do të dalë me të dhëna plotësuese.