Uilliams zyrtarizon dy pilotët e sezonit të ardhshëm. Do të jetë Lanse Stroll pasuesi i brazilianit Felipe Masa i cili në çmimin e madh të Italisë, komunikoi tërheqjen e tij nga Formula 1. 18-vjeçari i talentuar kanadez do të jetë shok skuadre me finlandezin Valteri Bottas te skuadra angleze. Stroll i lindur në Montreal, ka mbushur 18-vjeç, 29 Tetorin e kaluar. Ai shndërrohet kështu në kanadezin e parë që merr pjesë në Formula 1 që pas tërheqjes së të madhit Zhakes Villeneuve, i cili pikërisht me Uilliamsin ka arritur të fitojë titullin Botëror ndërsa është tërhequr nga ky sport në vitin 2006-të. Piloti i ri i Uilliams vjen nga një familje e pasur sepse është djali i miliarderit Laurence Stroll i cili ka arkëtuar shumë para me menaxhimin e dy firmave të modës, Tomi Hilfiger dhe Mishel Kors. Paratë më kanë ndihmuar për të mbërritur deri këtu nuk mund ta mohoj diçka të tillë deklaroi 18-vjeçari Stroll në konferencën e prezantimit. Por ndryshe nga kanadezi njeriu përgjegjës i skuadrës angleze, Kleire Uilliams bëri me dije se zgjedhja për ti besuar një nga dy makinat e sezonit të ardhshëm, Lanse Stroll nuk kishte ishte vetëm një çështje financiare. “E ka merituar këtë debutim në Formula 1 sepse ai ka bëra gjëra të jashtëzakonshme. Në moshën 17-vjeçare ka fituar kampionatin evropian të Formula 3, dhe kjo nuk është pak”, shtoi në fund Kleire Uilliams.