Nga Adelina MARKU
“Unë dij një gjë se, nuk dij asgjë” ! Këtë e ka thanë Sokrati, po pra, filozofi i madh i periudhës së antikës i cili në epiqendër të mendimit të vet kishte shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale. Kjo e Sokratit më shpëton shpesh nga sikleti, sepse për shumçka ndodh në shoqërinë tonë ( sidomos këtë shqiptare këtu në Maqedoni), nuk kam përgjigje dhe sado mendoj se në e gjetsha përgjigjen do lirohem pak nga ankthi, mua më ndodh e kundërta. Prandaj vetërelativizoj ankthin me Sokratin! Ose më vjen për taman ajo e Vivien Li, që thotë, ” Do mendoj për këtë problem nesër, sot nuk kam kohë! “.
Masnej e mar veten me të mirë a, e them, po kur Një Sokrat nuk i ka ditur të gjitha përgjigjet e shqetësimeve të veta, ç’mbet për mua, ndaj sëkëlldisja fuuuuup lëshohet poshtë lukthit dhe ikën padiktu! Këto mendime mbi Sokratin më inspiruan për me shkrujt këtë copë kolumne tek isha duke ndjekur një debat mes një gazetares ( së cilës ajo germa “rr” aq shum’ i rrotullohet brënda gojës, sa shpesh më vjen se e përbin… Biles më duket se goja i shkon si një llastëk gome, asi gome gomisterish makinave që bëhen shosh’shosh. Nejse! Uh, goja e saj! ) dhe një kryeministri nga rregjioni, i cili pa gjene , nuk ka perde në gojë! I quan mediat atje, kazan mediatik! Gazetarja pra e kish ftuar në debat kryeministrin e një shteti afër tonit ….që t’a bëjë cop’ më cop’! Ajo njihet si opozitë e këtij Kryeministri! (Gazetarët ashtu maten edhe tek ne, pra me : sa copë copë i bajn politikanët!)
Sikur mos t’a kishte emrin që ka, do e kisha pagëzu Zonja Spikamica që bën cop’më cop’ politikanët(et). Të paktën ashtu mendon për veten goca! Unë mendoj se gazetarët nuk e kanë atë rrol! Por e vetëmarin për shumë arsye frojdiane, biles deri në nivel autoafrodizijakie!
Kjo lulushe harron se,diçka krejt tjetër do i ndodhte sikur ajo vërtet e me autoritet vërtetësie t’a mbrinte këtë qëllim! Kur Ana Politkovskaja gjëmonte gazetari në Rusi e asnjëherë senzacion, një burrështetas thonë porositi vrasjen e Anës! Anën e vranë, vërtet! E vërteta e Anës dridhte një shtet, një kontinent , një Botë! Pyes veten edhe sot, kush donte më shumë Atdheun, Ana apo ai burrështetasi që e vrau gazetaren! Ose kur një Zehra Dogan burgoset me dy vjet e do muaj burgim për shkak se shpreh gazetari e art në emër të së vërtetës, përsëri pyes se kush e do Atdheun më shumë Zehra, apo ai që e burgos Zehrën?
Ndërsa tek ne edhe politikani mysafir e edhe gazetarja që e ka ftu …janë pjesë e senzacionit, dramës a , jo shpresës, por dramës dhe…veprojnë sikurse të katapulltum , sodisin nga Jashta Atdheut! Biles, kundër Atdheut! As ajo bazohet në kërkime, as ai nuk e ndjente nevojën t’a korrigjojë! Sepse si mund të korrigjosh një pyetje hipotetike psh? Mund të thuash vetëm se, “unë nuk jetoj hipotetikisht, jetoj realisht”! Masnej shto, “sepse dua Atdheun tim t’a bëj më të mirë se ç’shtë! A më ndihmon?”
I gjith debati ishte në frymën “rr” spikatëse aty brendagojës, gjuhëshpejtanisë shejtane, e tuj parashtru rresht’ pyetje hipotetike me, po “sikur”, ose “ai tha…po ti çka do i thuash ?”, ai politikani i ftuar në debat, megjithatë nuk hiqte dore nga teza e tij , sado sharllatane të na duket neve nihilistëve se, e donte Atdheun e se do e bënte Atdheun më të mirë! Këto ishin shtyllat e përgjigjes së kryeministrit, Atdheu ishte epiqendra e tij, pranimi i gabimeve ishte efekti nxitës i parimit të punës së qeverisë që udhëhiqte, ndërsa ajo, mundohej të nënqeshej emocioneve të tija( të cilat mysafiri nuk i fshihte…), me nje “hëhëh” e me rrokullsije sysh, t’mushuna qerpik kozmetikë! …
Dalin pijnë kafe bashk’ pastaj , për merak e për pik qefi sapo të mbarojë debati me “goditje”. Kjo, sa për t’a kuptuar Teatrin “Debat TV”!. Ose ose , kjo sa për të kuptuar gazetarinë tonë! Ose , etikën e debatit Tv! Ose sa për të vërtetuar se sa kot janë këto debate senzacionale!
Teza ime është se gazetaria jonë është senzacionaliste, për më shumë, portalet këtij senzacionaliteti i shtojnë edhe dozën e primordiales, primitives, thashë e thames, shpifjes! Shumë gazetarë, sidomos moderatorët e debateve, i hyjnë asaj fuqisë së senzacionalitetit deri në nivel propagandimi dhe nëse ia msyjn ndonjë politikani që nuk e duan, synojnë t’a bëjnë shoshë! Dhe e bëjnë shoshë ë! Hej, kjo nuk është etika e gazetarisë! Disa nga ta kalojnë në politikë, nga ish gazetarë e moderatorë pra kalojnë në anën tjetër, pikërisht në anën që e quanin mëkatare dikur dhe senzacionalitetin e mëhershëm tani ia msyjnë të tjerët atij! Si politikan, vështirë luajën rolin e “parimorit”, sepse vendimi bjen ndryshe në politikë! Fatkeq si fakt por i vërtetë, është shkelur çdo normë e gazetarisë profesionale! Me lehtësinë më të madhe stigmatizohet politikani si spiun, si i pamoralshëm, si udbash ( a ka jo udbash vërtet mes nesh?!) , femna që ngre zë bohet lehtësisht kurvë, ndërsa politiakni kurrë kurvar por kryekëput spiun- sa t’dush, vlojm me kurva e spiunë! …Shkojnë aq larg sa e bëjnë edhe Priftin me barrë!
Ky trend në gazetarinë tonë depërtoi shpejt, ka efekt vizantin padyshim, bazohet në rrenë, në hipotekë, propagohet në mënyrë sistemike sipas një modeli të keq rus të propagimit nëpër rrjetet sociale! Është gazetari shoqërish fukarrenje, të nxitume në paragjykim, llafeplot e punëkot! Kjo, është fatkeqësi në vete! Bazuar në intrigë, në xhelozi, në shpifje, thu ti gazetaria sot pjellet korridoreve sulltaneske të përandorisë otomane, ku intriga e tillë shpallej mjeshtri madje strategji për të mundur “armikun”!
Ai prandaj ka të drejtë, sado ekstravagand madje egocentrik të jetë në paraqitjet e veta, ai i quan : KAZAN MEDIATIK, e në të vërtetë VUAN! Sepse atë, kryeministrin e kritikon KAZANI!
Kritika e medias le të jetë aleate për zhvillim, por le t’i ngjajë kritikës, e jo zhurmës, brokerizmit, propagandës! Dhe pyesni veten o gazetarë e moderator : Po Atdheu?! Po Mëmëdheu!? Kush jeni Ju të vini veten mbi Atdheun me kaq nonshallancë?!
Sigurisht qe nuk dua të hyj më thellë analizës e t’a shpalos knaqësinë e asaj gazetares gojë gomisterish tek dëshiron me ngulm me i bo cop cop politikanët që asaj nuk i pëlqejnë! Një student i gazetarisë do pyeste: “A është etike kjo, pra të ftosh mysafirin në studio me parapërgatitjen “efekt xhindosës” për me e godit mysafirin e bo cop’më cop’ ? ….” Sigurisht që jo mik, sigurisht që jo! Është neurozë, s’ka të bëjë me etikën e ku më me gazetarinë!
(….Hahahah, bile mikja ime Zgjuaneshë kam qef t’a quj unë, Anita Latifi shpesh tallet me portalet tona në gjuhën shqipe kur lexon pothujse çdo ditë se kush kënd e Godet …phuuuu, thu ti turrinjtë iu mbetën t’godituna politikanëve tonë , thu ti gjaku zvarrë ju rrjedh…, thu ti ato kaq me pasion e drejtësi Zoti e bajn punën që kur shohin se tjetri i ik premtimit, ky baaammm e godet! Anita, Zgjuanesha e ka vërrejt këtë, e ka autorësinë këtu! …)
Përndryshe , foli dikush për ekonominë?
Mbushni çajat!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)