Kampalë, 12 tetor – Në rrëshqitjen e dheut në Ugandë, shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, jetën e humbën mbi 30 persona, lajmëroi BBC.
Druhet se numri i viktimave mund të rritet prëderisa ekipi shpëtimtar qeveritar do të arrijë deri tek rajoni afër malit Elgon, ku ndodhi rrëshqitja e dheut.
Ujërat e ardhur të lumit dolën nga shtrati dhe rrëke balte dhe uji i vërshuan fshatrat në atë rajon.
Nga rrëshqitja e dheut në rajonin e njejtë, Bududa, në vitin 2010 jetën e humbën mbi 300 persona.
Kryqi i Kuq i Ugandës theksoi se janë gjetur 36 trupa, por një përfaqësues lokal, i cituar nga agzeta “Dejli Monitor” kumtoi se deri më tani janë gjetur 40 trupa.
“Kur vinin ujërat, ato sollën numër të madh të gurëve të mëdhenj, të cilët i shkatërruan shtëpit[ë e njerëzve”, deklaroi zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Irina Nakasita.