Presidenti Yoweri Museveni është i bindur se kjo gjë do të sjellë ndryshime në ekonomi, pasi ai e ka propozuar që në mars 2015
Një taksë prej 0.05 euro në ditë për të përdorur “Facebook”-un, “Whatsapp”-in e “Twitter”-in. Do të shërbejë për të paguar borxhin e shtetit dhe për të parandaluar thashethemet që vijnë nga “gossip”.
Ka një qëllim edukativ në të njëjtën kohë, ligji që Parlamenti i Ugandës ka aprovuar në 31 maj. Mbetet vetëm të kuptohet si do të individualizohen ata që frekuentojnë rrjetet sociale, duke parë se pjesa më e madhe e kartave Sim, nuk regjistrohen në momentin e blerjeve. Por kjo masë, ka marrë shumë kritika edhe nga ndërkombëtarët, sepse kufizon lirinë e shprehjes. Përveç 5 qindarkave në ditë, ligji i ri parashikon edhe vendosjen e taksave të tjera, si 1% mbi totalin e transitit monetar të bërë përmes celularit. Presidenti Yoweri Museveni është i bindur se kjo gjë do të sjellë ndryshime në ekonomi, pasi ai e ka propozuar që në mars 2015.
Sipas Musevenit, rrjetet sociale do të inkurajonin thashethemet. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ai madje i kishte bërë të gjitha platformat e paqarta për “t’i dhënë fund përhapjes së gënjeshtrave”, kujton BBC. Pra, nëse nga njëra anë Ministri i Financave, David Bahati deklaron në parlament se tatimi shërben për të shlyer borxhin, nga ana tjetër ka tashmë nga ata që e shohin atë si një kufizim të lirisë personale. Paraardhësi i Bahatit, Matia Kasaija, gjithashtu ka frikë se ligji i ri do të përfundojë duke e bërë më të vështirë qasjen në internet, veçanërisht në seksionet më të varfra të popullsisë: “Ne po kërkojmë fonde vetëm për të zgjeruar rrjetin elektrik dhe për të siguruar që më shumë njerëz mund të lidhen në internet”.