UFO e mistershme në qiellin e Indisë/ Vendasit tremben mos është raketa kineze

137

Një top i zjarrtë i mistershëm është parë së fundmi në qiejt e Indisë, që po bën vendasit të vrasin mendjen nëse kanë fatin të presin mbetjet e raketës famëkeqe jashtë kontrolli të Kinës, për të cilën mediat perëndimore po ‘buçasin’ prej disa ditësh.

Disa nga vendasit spekulonin se mund të jetë një UFO por shumica besonin se ishte raketa e modulit hapësinor të Kinës, e cila sipas parashikimeve mund të bjerë kudo brenda 41 gradëve në jug ose në veri të Ekuadorit, një hapësirë kjo ku përfshihet dhe Delhi, kryeqyteti i Indisë.

Pamjet e publikuara nga India tregonin një top hapësinor zjarri që lëvizte në qiellin e natës në terrioret e Jammu e Kashmir.

Në video disa nga vendasit dëgjohen që pyesin të habitur: “Mos është një satelit i orbitës së ulët, një dron, ose raketa gjigande kineze jashtë kontrolli?”

Ndërsa zëri i çuditur i një fëmije thoshte: “Duket se është plot me zjarr. Nuk kemi parë ndonjëherë kështu.”

Një tjetër banor vendas Aijaz, shtonte: “Nuk duket si një dron, më shumë duket si një UFO”.