Shkup, 12 mars – Mbështetje nga SHBA-ja për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë, për negociatat të cilat vendi i zhvillon me Greqinë për kontestin për emrin, por edhe apel deri te Qeveria e Maqedonisë për zbatimin e reformave për përforcim të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe lirisë së mediave, do të përcjellë ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel, i cili nesër vjen në Shkup.
Miçel në Shkup, siç tashmë publikoi MIA, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Për kontestin me emrin pritet të bisedohet edhe në takimet që ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan më 15 mars në Athinë do t’i ketë me përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë. Sipas paralajmërimit nga Stejt departamenti, Miçel me autoritetet greke do të bisedojë edhe për thellimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Greqisë, përforcim të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve.
Miçel prej dje e filloi turneun e tij në vendet e Ballkanit, e cila do të zgjasë deri më 17 mars. Ai dje ishte në Prishtinë, sot në Shkup, ndërsa pastaj do t’i vizitojë Beogradin, Athinën dhe Nikoznë.