Turqia pret një vlerësim të drejtë dhe objektiv nga ana e UEFA-s për përcaktimin e vendit organizator të Europianit të 2024-ës. Ka folur për këtë çështje edhe presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan, një ditë para se të merret vendimi zyrtar, ku kandidatë janë Turqia dhe Gjermania.
“Mendoj se një vendi të çmendur për futboll si Turqia, që i plotëson të gjitha kriteret për të organizimin e këtij evenimenti, duhet t’i jepet kjo mundësi. Nuk duhet të ketë dyshime, nëse stadiumet do të jenë plot me tifozë apo jo në Europian”, – ka theksuar presidenti turk, Erdogan.
Në bazë të raporteve për kandidaturat që ka marrë në konsideratë UEFA javën e kaluar, ajo gjermane duket favorite. Mes pikave të dobëta të Ankarasë është situata në lidhje me të drejtat e njeriut.