UEFA po përgatit një tjetër dënim për skuadrën kampione në fuqi të Shqipërisë, Skënderbeun. Një tjetër përjashtim nga kompeticioni i Champions League pritet t’i imponohet klubit korçar, pas një hetimi dhe investigimi që po vijon, në lidhje me trukimin e rezultateve të ndeshjeve. Dënimi i gjashtë herë rradhazi kampionëve të Shqipërisë me përjashtimin për një vit nga Champions League ka qenë vetëm një dënim paraprak. Kështu ka deklaruar vetë kreu i sektorit të disiplinës dhe integritetit në UEFA, Emilio Garcia gjatë ditës së sotme. “Trupat disiplinore të UEFA-s po konsiderojnë mundësinë e masave të vërteta disiplinore”, deklaroi Garcia gjatë një seksioni, në panelin mbi trukimin e ndeshjeve, në Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve. Garcia deklaroi se çështja fillestare e trajtuar nga UEFA u bazua mbi dyshime në lidhje me trukimin e dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Champions League dhe dy ndeshje të vlefshme për grupet e Europa League, gjatë edicionit 2015. UEFA dyshon gjithashtu se Skënderbeu është i përfshirë në trukimin e gati 50 ndeshjeve brenda kompeticioneve kombëtare, duke nisur nga viti 2011. Lajmi sapo është publikuar nga mediat më gjigante botërore. Ndëshkimi i Skënderbeut për sezonin 2016-17 u konfirmua edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) gjatë muajit korrik, bazuar në evidenca të parregullsive në kompanitë e basteve. “Ishte hera e parë që ne ishim mjaftueshëm trima sa për të realizuar dhe siguruar një seri raporte bastes përpara CAS”, deklaroi avokati i UEFA-s. Gjatë muajit qershor, Skënderbeu deklaroi se ishte pezulluar padrejtësisht nga UEFA dhe se do të apelonte në CAS. Pas vendimit të paapelueshëm të CAS, UEFA e hoqqi Skënderbeun nga Champions League, përpara se të përballej me skuadrën hungareze të Ferencvaros në fazën e dytë kualifikuese. Duke luajtur në transfertë ndaj Crusaders të Irlandës së Veriut në korrik të 2015, Skënderbeu udhëhiqte me rezultatin 2-1 në ndeshjen e kthimit, për një rezultatin të përgjithshëm 6-2, përpara se të lejonte pësimin e dy golave në minutat shtesë. Pesë gola të realizuar në një ndeshje është një bast shumë popullor dhe përfitues. Në ndeshjen e vlefshme për Europa League, në transfertë ndaj Sporting Lisbon në tetor 2015, Skënderbeu mbeti me dhjetë futbollistë që në pjesën e parë, pasi një lojtar u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhash, të fundit të marrë për ndalimin e topit me dorë në mënyrë të vullnetshme, duke pësuar dy gola nga penalltitë, përpara përfundimit të pjesës së parë, për tu mundur në përfundim me rezultatin 5-1. “Numrat dhe shifrat nuk gënjejnë dhe aq më pak statistikat e basteve”, deklaroi Garcia, i cili shtoi se gjykatësit e CAS kanë rënë dakord dhe kanë pranuar mes tyre se monitorimi i basteve përbën “një provë të besueshme”. Konkretisht Skënderbeu renditet në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Kukësit, duke qenë kështu në pozita premtuese për tu kualifikuar potencialisht për në kompeticionin madhor Europian, Champions League.