Uefa ndryshon sërish rregullat duke sjellë një risi që u pëlqen shumë trajnerëve. Komiteti Ekzekutiv i UEFA i mbledhur sot ratifikoi rregullin që lejon një zëvendësim të katërt gjatë kohëve shtesë kur ndeshjet përfundojnë në barazim. Eksperimentimi do të nisë menjëherë në fazën finale të Europianit U21 që mbahet nga 16 në 30 qershor dhe Europiani për femra 16 korrik – 6 gusht, përveç atyre U17 dhe U 19 që mbyllen në sezonin e ardhshëm futbollistik.
Është refuzuar ndërkohë kërkesa që vinte nga bota e arbitrave që parashikonte përjashtim të përkohëshëm të një lojtari nga fusha ndërsa është vendosur që kartonët e verdhë dhe të kuq mund tu jepen edhe trajnerëve dhe stafit teknik të ulur në pankinë.