Ka gjasa që UEFA mund ta dënojë Turqinë për mënyrën e festimit të golit si ‘ushtarë’ në ndeshje ndaj Shqipërisë, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.
Kombëtarja shqiptare pësoi disfatë në minutat e fundit të takimit, pas një gabimi të portierit Strakosha, ku lojtarët turk përfituan dhe shënuan për rezultatin përfundimtar në 1:0, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Futbollistët e Turqisë kanë festuar në mënyrë të çuditshme këtë gol mjaft të rëndësishëm për ta në këtë kompeticion. Ata pas golit u rreshtuan përballë tifozëve vendas si ‘ushtarë’.
Kjo është bërë për të mbështetur aksionet e kontestuara ushtarake të Turqisë në Siri kundër kurdëve. Por nga ky veprim është befasuar edhe shtëpia numër një e futbollit në botë UEFA, e cila nuk e prit mirë këtë gjest të futbollistëve turk. Madje siç thuhet mund edhe t’i dënojë ata.