UEFA të mërkurën nuk ka dhënë dënim disiplinor kundër klubeve rebele të Superligës, Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit, derisa gjashtë klubet e Premier Leagues kanë marrë gjobë në tërësi prej 22 milionë funteve.
Të tri klubet kanë refuzuar të tërhiqen nga projekti i Superligës së Evropës dhe mund të përballen me përjashtim nga Liga e Kampionëve, edhe pse kjo nuk pritet të ndodhë para sezonit të ri.
Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi e fituan një vendim nga gjykata spanjolle në muajin prill se nuk mund të dënohen nga UEFA dhe FIFA.
Klubet e përmendura janë kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve edhe pse asnjëra nga to nuk e fitoi kampionatin ku bëjnë pjesë.
Federatat e tyre e kanë bërë kërkesën në UEFA që ato të jenë pjesëmarrëse, ndërsa shorti për fazën e grupeve të “Championsit” do të mbahet i ditur më 26 gusht.
Plani për t’u ndarë nga Liga e Kampionëve që organizohet nga UEFA dështoi brenda 48 orëve në muajin prill. Të gjitha gjashtë klubet angleze u tërhoqën pas protestave të shumta nga tifozët e tyre.