Kur fushata e kualifikueseve të Europianit, është në prag të çeljes zyrtare, dhe me Kombëtaret që shumë shpejt do të fillojnë aktivitetin, pas përfundimit të grupeve të Ligës së Kombeve, UEFA, ka nisur të mendojë për inovacionet gjatë europianit.
Në fakt ky kampionat Europian, do të ketë një inovacion që në përmbajtjen e saj pasi për herë të parë kompeticioni, nuk do të zhvillohet vetëm nga një vend organizator, por këtë herë do të jenë 12 qytetet që do të presin ndeshjet.
Së fundmi, UEFA, ka njoftuar me anë të një video se po punon për të krijuar Maskotën zyrtare të Europianit, të cilat menjëherë kthehen në imazh dhe bëhen shumë popullore. Në video shfaqen disa sportista qe merren me freestyle, duke lënë të kuptohet se ndoshta këtë herë maskota do të jetë ndryshe nga tradicionalja, e cila do të jetë më pranë pasionit për lëvizjet e shpejta me topin, apo futbollit të rrugës.
Megjithatë, zyrtarisht maskota do të prezantohet më 24 mars, në Amsterdam, në stadiumin “Johan Cruijjf Arena”.