Shkup, 25 mars – Çdo ekip i Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut do të merr ndihmë nga 57 mijë euro, me qëllim që ta kenë më lehtë të përballen me krizën aktuale që ka rezultat nga virusi korona. Kjo ndihmë financiare ka ardhur nga UEFA, ndërsa FFM do ti shpërndaje në klube në afatin më të shkurtë të mundshëm. Përndryshe të hollat vijnë nga fondi i solidaritet të UEFA-s, të cilat duheshe të jepen në fund të vitit, mirëpo për shkak situatës aktuale në botë, të njëjtat do të paguhen tani. Kushti për marrjen e këtyre të hollave është të sigurohet dokumentacioni i plotë se ku dhe për çfarë janë shpenzuar paratë nga fondi i më hershëm solidar i UEFA-s.
Ndryshe, gjatë ditëve në vijim duke nisur nga ora 10, drejtuesit e FFM-së do të kenë takime me përfaqësues e klubeve. Duke pasur parasysh masat e jashtëzakonshme të cilat janë në fuqi për momentin në Maqedoni, takimet do të mbahen sipas rregullave të përcaktuara, ndërsa nuk do të marrin pjesë më shumë se katër persona dhe atë duke nisur nga ora 10 deri ora 12. Sigurisht, këto të holla do të jenë një ndihmë e mirë për klubet e Ligës së Parë, duke ditur se vetëm pakë ditë më parë të gjitha klubet kërkuan ndihmë nga shteti përmes shoqatës së tyre. (F.N)