UEFA ndryshoi formatet e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve për femra dhe në futsall

16

Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur të shtyjë dhe të ndryshojë formatin e disa garave për shkak të situatës aktuale me Covid-19 në të gjithë Evropën, në mënyrë që të lehtësojë rreziqet dhe njëherësh t’i japë klubeve dhe federatave kombëtare më shumë kohë për t’u përshtatur me situatën dhe të përgatiten plotësisht ndeshjet, udhëtimet si dhe zbatimi  i Protokollit të UEFA-s për “Kthimin në Lojë”.

Kësisoj, rrethi elitë i kualifikimeve për Kampionatin evropian të grupmoshës 19-vjeç i paraparë të zhvillohej në tetor është shtyrë për në nëntor. Ndërkohë, gara e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave ku Kosovën e përfaqëson KFF Mitrovica, ka pësuar ndryshim.

Kësisoj, mini-turnet e rrethit të parë do të zëvendësohen me dy rrethe të eliminimit direkt me nga një ndeshje, ku pjesëmarrëse në rrethin e parë do të jenë 40 ekipe më 3 e 4 nëntor dhe 20 ekipet e kualifikuara në rrethin e dytë, më 18 e 19 nëntor.

Ndryshim ka pësuar edhe formati i Ligës së Kampionëve në futsall, ku rrethi paraeliminiator, rrethi kualifikues dhe rrethi elitë që më parë ishin planifikuar në formë të mini-turneve, tani do të zëvendësohen me rrethe të eliminimit direkt me nga një ndeshje, ku ndeshjet e rrethit të parë do të luhen në nëntor. Kosovën në këtë garë e përfaqëson FC Prishtina, derisa Maqedoninë e Veriut, Futsal Shkupi.

Comments are closed.