UEFA përgatit jë reportazh për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve, pak para se të fillohet kampanja për kualifikimet e europianit, transmeton Gazeta Metro, përcjell gazeta Koha. Kosova të hënën do të fillojë kampanjën për kualifikimet e evropianit.
Në prag të fillimit të ciklit të ri kualifikues për Euro 2020, UEFA ka përgatitur një reportazh për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe për pritjet në kualifikimet e rregullta të Evropianit nën moton “UEFA Euro 2020, ne po vijmë”.
Protagonistë të këtij reportazhi janë Fatos Berisha, tifoz dhe regjisor filmi, futbollistët Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu dhe përzgjedhësi, Bernard Challandes.
Kosova gjatë të hënën do të fillojë kampanjën për kualifikimet e evropianit. Ndeshja e parë e Kosovës është kundër Bullgarisë.