UEFA ka ndëshkuar 3 klube për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e “Fair Play” financiar. Njëra ndër to është Vardari. Ekipi nga Shkupi është dënuar me gjobë prej 100 mije eurosh. Ata ndodhen aktualisht në vendin e dytë në kampinat, por gjithashtu nuk do të ketë mundësinë të luajë në Europë vitin e ardhshëm.
Në rast se nuk paguajnë detyrimet, dënimi mund të zgjatet në kohë, deri në 2021. Të njëjtin fat kanë pasur edhe bullgarët e Levskit. Sportingu i Lizbonës ia ka hedhur me vetëm një gjobë prej 50 mijë eurosh.