KF Vardar është dënuar nga UEFA ME 30.000 euro për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, hedhjes së sendeve në terren dhe organizim të dobët, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës grupore në Ligën e Evropës kundër Rosenborgut.
Kjo ishte ndeshja e fundit të kampionit aktual të Maqedonisë në fazën grupore të Europa League në të cilën e fituan edhe pikën e parë në këtë garë, pas përfundimit të ndeshjes me rezultat 1:1.
Ky është dënimi i tretë i Vardarit këtë sezon, pasi që pagoi më shumë se 100.000 euro gjoba në centralin evropian në Nion.